Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë veriun e vendit gjatë ditëve të fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e shpejtë të nivelit të ujit në Liqenin e Kukësit. Brenda vetëm katër ditësh, niveli i ujit në këtë ujëmbledhës hidrik është rritur me rreth 11 metra, një rritje që në kushte normale do të kërkonte të paktën dy muaj akumulim të rezervave hidrike. Sasia e madhe e reshjeve ka sjellë një shumëfishim të ndjeshëm të prurjeve në lumin Drin. Para nisjes së reshjeve, prurjet ishin rreth 260 m³/s, ndërsa aktualisht kanë arritur në 1200 m³/s në HEC Fierzë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të sasisë së ujit që derdhet në liqen.