Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin, ka shkaktuar probleme të mëdha duke bllokuar disa fshatra. Nga reshjet e dendura të shiut, mësohet se janë shkaktuar shumë probleme në Njësinë Administrative Poroçan, ku për pasojë është bllokuar fshati i Gjerë dhe Holtas ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qendër të Poroçanit në Gramsh.