Komisionet e Kuvendit kanë nisur diskutimet për ndryshimin e ligjit që përcakton pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas vendimit të shkurtit të këtij viti të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi metodën e miratuar në vitin 2023. Por, si lindi konflikti mes qeverisë dhe drejtësisë për nivelin e tyre? Deri para vitit 2023, paga referuese për gjyqtarët dhe prokurorët ishte e barabartë me atë të drejtorëve të departamenteve në Kryeministri.