Top News – Shifrat e tremujorit të dytë / Konsumi e ndërtimi udhëheqin ekonominë
29/09/2023 17:19

Konsumi dhe ndërtimi udhëheqin rritjen ekonomike në vend. Për periudhën prill – qershor ky tregues rezulton të jetë rritur me 3,2 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shtylla kryesore të ekonomisë, të cilat kanë një peshë kryesore në rritjen ekonomike janë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Përkatësisht ndërtimi ka shënuar rritje me 1,43 përqind, ndërsa pasuritë e paluajtshme me 0,72 përqind. Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me katër për qind. Konsumi i qeverisë gjithashtu ka njohur rritje të konsiderueshme me 9 për qind. Tremujori i dytë i këtij viti përkon me periudhën elektorale, miratimin e rrijes së pagës minimale dhe mesatare për administratën publike si dhe me disa investime të cilat kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve buxhetore. Bilanci tregtar rezulton negative pasi sipas të dhënave eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,48 për qind, ndërsa importet u rritën me 2,42 %. Disa nga degët kryesore të ekonomisë përsuan rënie, duke filluar nga bujqësia që shënoi një rënie prej 0,04 për qind dhe industria, energjia dhe uji prej 2,37 për qind.

Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22