Top News – Shifrat e krimit në 2020/ Vrasjet, vjedhjet, droga dhe OFL
17/11/2020 10:59

Policia ka publikuar shifrat e kriminalitetit për 10 muajt e vitit 2020, ndërsa duhen edhe pak më shumë se një muaj, që të shënohet ikja kalendarike e këtij viti. Edhe pse në një periudhë pandemie, e ku disa muaj kanë qenë në izolim të plotë nuk kanë munguar vrasjet, vjedhjet apo trafiqet. Një mision tjetër ka qenë Operacioni Forca e Ligjit, që ka dërguar kërkesa për sekuestrime në SPAK, në një numër të konsiderueshëm. Niveli i vrasjeve për 100 mijë banorë është në 1.7 për 100 mijë, nga 1.2 që është mesatarja e BE-së, ndërsa krimi i “armëmbajtjes pa leje” ka njohur një rënie të theksuar, ashtu sikurse e njëjta gjë thuhet edhe për luftën kundë kanabisit. Krerët e Policisë thonë se lufta ndaj kultivimit të drogës ka shënuar rezultatet më të larta në tre dekadat e fundit, të regjistruara në Shqipëri, ndërsa për vitin 2020 ka një reduktim të ndjeshëm të numrit të viktimave në aksidente rrugore Sipas shifrave, në periudhën Janar-Tetor u regjistruan 27 mijë e 727 vepra penale, 2 mijë më pak se një vit më parë. Në 2020 pati 332 krime në fushën e pasurisë, vetëm 1 rast vjedhje në banka. Lidhur me krimin në familje, shifrat janë më të ulëta se vitin e kaluar. Janë regjistruar 7 krime në familje nga në vitin 2019. Ndërsa krimi më i rëndë është ai i vrasjes ka shënuar 44 vrasje. Për vitin 2020 janë 153 viktima nga aksidentet rrugore, 30 grupe kriminale në fushën e krimit të organizuar janë goditur në harkun e 10 muajve të këtij viti.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06