Edhe pse periudhe pandemie, kosovaret kete vit nuk e kane braktisur bregdetin shqiptar duke shenuar shifra rekord. Burime te policise se Kosoves, thane se nga data 1 deri ne 25 gusht, drejt Shqiperise kane mberritur 830 mije pushues, ndersa mengjesin e kesaj te shtune, mberriten 15 mijë kosovare ne plazh, ne vendin tone. Destinacionet mbeten plazhet e Durrësit, Shëngjinit dhe apo të rivierës. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bën me dije se në total përgjatë këtij sezoni turistik, përllogaritet që numri i pushuesve nga Kosova që mbërrijnë në Shqipëri të jete mbi nje million . Duket se ky vit bën diferencën, pasi verën e 2019-s u regjistruan 686 mijë pushues nga Kosova.