Rusia ka goditur Kievin me një raketë të llojit Iskander dhe me disa dronë mëngjesin e 31 majit, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë në kryeqytetin ukrainas, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, përmes një postimi në Telegram. Popko tha se nuk ka viktima nga sulmet. Ai shtoi se të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e kryeqytetit ukrainas.