Mijëra iguana kanë ngrirë në temperaturat e ulëta të regjistruara së fundmi në Florida dhe po bien nga pemët në të gjithë shtetin. Florida po përjeton temperatura rekord të ulëta, me merkurin që arrin -4 gradë Celsius në Orlando, temperatura më e ulët kjo e regjistruar në muajin shkurt të paktën që nga viti 1923. Zakonisht në këtë kohë të vitit, temperatura në Florida varion mes minimumeve ditore prej 12 gradëve Celsius dhe maksimumeve prej 23 gradëve Celsius.