Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë sa më shpejt kërkesën e opozitës për shfuqizimin e ligjit për ‘Paketën e Maleve’. Bardhi e cilëson ligjin si ‘korruptiv’ dhe ‘antikushtetues’, duke argumentuar se ai cenon interesat e shtetit dhe të drejtën e pronës private. Bardhi ka paralajmëruar se pasojat e një vendimmarrjeje të gabuar mund të jenë afatgjata, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.