Socialistët sinjalizuan qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me kërkesat e protestuesve për shfuqizimin e tre ligjeve, që përfshijnë paketën e maleve, atë të investitorëve strategjikë dhe ndryshimet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura. Komisioni për Burimet Natyrore mori në shqyrtim dy nismat ligjore të deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Dy nismat kërkonin shfuqizimin e ligjit për paketën e maleve dhe ligjin për investimet strategjike. Që të dyja u rrëzuan me forcën e kartonëve nga ana e PS.