Bota është vetëm një hap larg nga shkatërrimi i një lufte bërthamore dhe në një rrezik që nuk është parë që nga lufta e ftohtë – paralajmëron sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara. “Ne kemi qenë jashtëzakonisht me shumë fat deri më tani”, tha Antonio Guterres. Në mesin e tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një keqllogaritje larg nga shfarosja bërthamore – shtoi ai. Komentet e tij u bënë në hapjen e një konference të vendeve që i janë bashkuar traktatit të ndalimit të armëve bërthamore.