Komediani i njohur Jimmy Kimmel nuk i ka ndalur kundërpërgjigjet ndaj Donald Trump, tensionet mes të cilëve nisën që prej një batute që prezantuesi përdori për bashkëshorten e presidentit amerikan. Në episodin e fundit të Jimmy Kimmel Live, komediani ironizoi presidentin. Ai tha ‘Shfaqja vazhdon’. Kimmel pak ditë më parë e kishte quajtur Melania Trump ‘një vejushë në pritje’, duke thënë se ajo shkëlqente pikërisht si një vejushë e ardhshme në krah të Trump, gjatë një skeci për Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.