Një 43-vjeçar shqiptar në Greqi, është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS, pasi akuzohej për veprat penale vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi. Mësohet se policia greke fillimisht kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Drejtuesi I automjetit, pasi ka parë oficerët e policisë, është larguar me shpejtësi, në tentativë për t’u arratisur. Arratisja e dy shtetasve ka dështuar, pasi policët kanë arritur të ndalojnë mjetin, ndërsa shtetasit janë lënë në paraburgim.