Mijëra rusë u mblodhën në Sheshin e Kuq të Moskës nën masa sigurie, për të dëgjuar presidentin Vladimir Putin ptë mbajë një fjalim në festimin e aneksimit të katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës. Më herët gjatë ditës, udhëheqësit e instaluar nga Moska në Donetsk dhe Luhansk, dhe territoret e pushtuara nga Rusia të Kherson dhe Zaporizhzhia, nënshkruan një marrëveshje aneksimi me Putinin Kremlinin.