Sherri banal për një vend parkimi u kthye në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Sarandë. Një person i identifikuar nga policia si Xhenelio Tarja, dyshohet se pati një konflikt me 41 vjecarin Klodian Bakia për një vend parkimi, për pasojë 24 vjecari ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur atë dy herë në kraharor. Bakia u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por ai nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve te mjekëve, për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë në zemër.