Franca ka liruar një peshkarexhë britanike që u konfiskua javën e kaluar. Qeveria britanike nxitoi të përshëndeste vendimin e Francës për të mos vendosur sanksione tregtare për momentin. Parisi kishte kërcënuar ndër të tjera se do të mbyllte disa porte për anijet britanike të peshkimit. Nga ana e saj, qeveria në Londër kishte paralajmëruar kundërpërgjigje.