Një 35-vjeçar shqiptar është shtruar në spitalin e Firences pasi u plagos nga një italian për një vajzë. Kjo ngjarje ka ndodhur në zonën e Garibaldi të Certaldos ndërsa italiani 28 vjeç që e plagosi, ishte nga zona Sienës shkruajnë mediat italiane. Të dy ishin të ftuar në një festë që ishte organizuar në shtëpinë e vajzës dhe nga një debat ata janë përleshur para saj, ku janë detyruar të përdorin dhe thikën. Për pasojë, plagë mori shqiptari, që u dërgua menjëherë në spital. Ai ndodhet për momentin jashtë rrezikut për jetën.