Një konflikt për motive të dobta në një qendër interneti në Vlorë, përfundoi me vdekjen e një 55 vjecari. Armando Meshau mbeti viktimë e sherrit me një tjetër person. Konflikti mes tyre nisi për shkak të një apartamenti. Zgjati vetëm pak minuta debati mes tyre, I cili degjeneroi në përfundorimin e grushteve. Personi tjetër i përfshirë në konflikti goditi dy herë me grusht 55 vjecarin, duke e përplasur këtë të fundit në dysheme. Armando Meshau ra pa ndjenja dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.