Dy efektivë policie janë pezulluar nga detyra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas mos-veprimeve në një sherr të ndodhur në Kamëz mbrëmjen e së hënës. Në ngjarje mësohet ka qenë i përfshirë edhe një efektiv i FNSH i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin, ku ishte i përfshirë shoku i tij me të cilin po konsumonte darkën. Efektivi i FNSH ishte jashtë detyrës dhe ndodhej në lokal me dy persona të tjerë. Brenda lokalit disa persona janë konfliktuar fizikisht me një prej personave që efektivi ndodhej në tavolinë. Punonjësi i policisë ka ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa policia është njoftuar nga klientë të tjerë.