Tetë efektivë të Burgut të Fierit janë pezulluar nga detyra pas sherrit me thika të improvizuara ku u përfshinë tre të burgosur, mes të cilëve edhe Denis Bajri. Vendimi i pezullimit të dy zyrtarëve që ishin përgjegjës turni ditën e shtunë dhe të efektivëve të tjerë të rolit bazë u dha nga Komisioni i Disiplinës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, derisa hetimet të vërtetojnë se kush qëndron pas sulmit. Prokuroria e Fierit ka hapur hetim për shpërdorim detyre ndaj punonjësve të burgut, të cilët dyshohet se, me mosveprimet e tyre, shkelën protokollin e sigurisë duke lëvizur nga njëri sektor në tjetrin të burgosurit Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjinin, të cilët hynë në krahun tjetër ku mbahet i dënuari Denis Bajri. Ata kërkuan një leje verbale prej tij për ta takuar për kafe, ndërsa si garanci u pa Aldo Gjini, i cili e njihte Bajrin.