Vëllai i një prej tre personave të arrestuar si autorë të dyshuar të plagosjes së dy vëllezërve Shukulli, mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, rezulton të jetë plagosur rreth tre javë më parë në qendër të qytetit. Por, ngjarja, e regjistruar më 29 gusht, nuk ishte bërë publike, ndërsa i plagosur mbeti 21-vjeçari Ndriçim Barjami, vëllai i Eduart Bajramit, një prej personave të arrestuar për plagosjen e dyfishtë.