Arrest me burg caktoi gjykata e Durrësit për 15-vjeçarin që goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij në gjimnazin “Dom Nikoll Kaçorri”. Adoleshneti doli para togave të zeza pasditen e kësaj të enjteje ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë gjyqit prokuroria i shtoi dhe akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të miturit duke i rënduar akoma dhe më shumë pozitën ligjore.