Tre orë interpelance për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës u karakterizuan nga një debat i ashpër që kaloi në ofendime. Nënkryetarja e parlamentit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, e kritikoi Avdullah Hotin për“ barazimin e viktimave shqiptare me të zhvendosurit”, cka nxiti reagimin e kryeministrit.