22-vjeçari Redi Balla i shpëtoi një atentati mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit, ku mbeti i plagosur, ndërsa dëshmia e tij nuk ka ndihmuar aspak hetuesit në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Në një dëshmi standard, Balla ka deklaruar se nuk e kishte parë në fytyrë personin që e ka qëlluar, pasi ishte në makinë dhe nuk kishte qenë i vëmendshëm.