Top Channel/ Vrasja e të rinjve, askush në pranga. Gjykata e Durrësit liron 4 shokët e autorit në Manëz
25/10/2025 22:48

Gjykata e Durrësit vendosi këtë të shtunë lirimin e katër shtetasve të arrestuar për moskallëzim të krimit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz të Durrësit. Të arrestuarit, Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, dhe Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manëz, u lanë të lirë nga gjykata e cila në një seancë me dyer të mbyllura caktoi për të gjithë masën detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore' si dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Krimi që tronditi opinionin publik ndodhi në orët e para të ditës së mërkurë, pas një sherri banal në një nga lokalet e zonës, ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Ndërkaq, autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa, 21 vjeç, mbetet ende person në kërkim. Ai dyshohet se qëlloi për vdekje Flori Paluçin, i cili vrau fillimisht Aranit Kurtin, shokun e Pepës. Ndaj 21-vjeçarit janë ngritur akuzat për “Vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa në kërkim është edhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i akuzuar se e ndihmoi Pepën të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e dy personave në kërkim.

Top Channel/ Protesta kërkon ndihmën e SPAK: Ballukut i duhet hequr imuniteti, që të arrestohet
11/10 23:00
Top Channel/ Trump: Pakt Rusi-Ukrainë. Nuk do sulmojnë infrastrukturën energjetike. Reagon BE
11/10 22:57
Top Channel/ “Nesër më shumë”/ Çfarë ndodhi në ditën e 134 të Protestës
11/10 22:35
Top Channel/ Provokimi i Daçiç, reagon Tirana: Retorika serbe kërcënon paqen në Ballkan
11/10 22:31
Top News- Plan për të vrarë kryeministrin, arrestohet atentatori/ Alarm në Poloni
11/10 22:30
Top News- “Flamuri serb do valëvitet në Prizren”! Shqipëria dënon deklaratën e ministrit serb
11/10 22:00
Top News- Huthit godasin sërish aeroportin e Riadit, disa të plagosur! Anulohen fluturimet
11/10 22:00
Top News- Trump shpall armëpushim Rusisë dhe Ukrainës: “Mos e shkelni!” Zelensky jep “OK”
11/10 22:00
Top News- Huthit godasin sërish aeroportin e Riadit, disa të plagosur! Anulohen fluturimet
11/10 21:47
Top Channel/ Dua Lipa fitime marramendëse, merr 23.4 milionë stërlina në vit nga kompania e saj
11/10 20:03
Top Channel/ Trump njofton marrëveshjen: Rusia e Ukraina nuk do godasin infrastrukturën energjetike
11/10 20:02
Top Channel/ “Kurti 4” kthen Kodin e ri civil. Shqyrtohet martesa mes personave të së njëjtës gjini
11/10 19:53
Top Channel/ Kodi i ri në arsim. Miratohen rregulla të reja edhe për kë kryen veprimtari të jashtme
11/10 19:42
Top Channel/ Pesticidet nga Kina dhe India. Fermerët ankohen për cilësi të dobët të preparateve
11/10 19:39
Top News- Trump kërkon president të ri për Ukrainën, Zelenski: Vetëm nëse ka armëpushim
11/10 19:30
Top News- Vdes edhe shqiptari tjetër i plagosur në Greqi! Shpërthimi në fabrikë vrau dy shqiptarë
11/10 18:38
Top News – Paqësori do të quhet ‘Oqeani Trump’ ose ‘Oqeani i Amerikave’, nuk ndalet presidenti
11/10 18:00
Top News – Trump tradhëtoi Ukrainën… / Zemërim në Kiev, ‘ndalim sulmet mbi rafineritë kur…’
11/10 18:00
Top News-Si u ndoq për 3 kilometra Beqir Devolli, detaje nga vrasja!Viktima u kërcënua me telefonata
11/10 17:41
Top News- Vrau tre persona dhe u arratis në SHBA, del foto e Valentin Ftonit, pritet të ekstradohet
11/10 15:10