Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka shkaktuar debate të ashpra në seancën parlamentare të kësaj të enjtje. Opozita i ka shtuar akuzat ndaj qeverisë për korrupsion. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj akuzoi ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se ka përfituar prona shtetërore për familjen e saj, duke marrë statutin e investitorit strategjik.