Nëna e Cristiano Ronaldos ka reaguar ashpër ndaj lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi për raportin e saj me Georgina Rodriguez. Mediat kanë tejkaluar limitet, duke pretenduar se Dolores Aveirose prej disa kohësh po përpiqet të ndajë Georgina Rodriguez dhe futbollistin. Prandaj, ajo deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi donte të mbronte reputacionin e familjes së saj.