Një sherr që nisi në rrjete sociale ka qenë shkaku i një tragjedie të shënuar këtë të hënë (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit. Florian Muka, 18 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin Grei Bihuci 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.