Një sherr ka degraduar në përdorimin e armës së ftohtë në lagjen Rus të Shkodrës, ku një person ka mbetur I plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në një lavazh, ku dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit, ku autori I identifikuar me inicialet M.Ç, 78-vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, ka nxjerre thikën duke qëlluar në bark shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.