Rreth 15 persona janë përfshirë një konflikt mbrëmjen e së shtunës në Greqi, në zonën e Kypselit në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon, ku personat u përleshën me njëri-tjetrin, për arsye ende të pazbardhura. Gjatë konfliktit të dhunshëm, një indian 40-vjeçar u plagos nga një objekt i mprehtë në stomak dhe kofshë, dhe u transportua me ambulancë në spitalin "Kryqi i Kuq". Dy grekë, të moshës 26 dhe 30 vjeç, si dhe një shqiptar 36-vjeçar, u arrestuan në lidhje me këtë rast, dhe kundër tyre u ngrit një padi për lëndim të rrezikshëm trupor në bashkëpunim. Hetimet për ngjarjen vijojnë, si dhe po kërkohen personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt