Tre persona u plagosën në Tepelenë si pasojë e një konflikti të nisur që degradoi në përplasje të dhunshme fizike. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja nisi gjatë paradites të së enjtes, e më pas degradoi gjatë orëve të vona të mesnatës. Konflikti ndodhi në ambientet e në lokali ku dyshohet se organizoheshin lojëra të paligshme fat. Dy grupe u përplasën mes tyre. Përplasja u përshkallëzua me përdorimin e shkopinjëve të bejsbollit por dhe armëve të ftohta. Si pasojë, tre persona, dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, mbetën të plagosur si pasojë e goditjeve të marra. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.