Një i ri ka përfunduar, mbrëmjen e së martës, në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se është plagosur me mjet të ftohtë, kaçavidë. Sipas informacioneve paraprake policore, ngjarja ka ndodhur në zonën e "Rrotës së Kuqe", në Plazhin e Durrësit. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë dy goditje dhe gjendja e tij deklarohet jashtë rrezikut për jetën.