Demokratët nuk kanë gjetur paqe. As me bashkimin që pretendoi Berisha dhe as me Alibeajn që qëndron fort pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo, sepse të dy palët ende nuk kanë dakordësi për emrin e grupit. Berisha ka shkarkuar Alibeajn, duke emëruar Luçiano Boçin, ndërsa 28 deputetë të grupit i kanë dhënë besim Alibeajt. Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Lefter Gështenja ftoi deputetët e grupit të PD-së që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.