Gjykata e Posaçme u detyrua që të kërkojë ndërhyrjen me forca shtesë të Policisë së Shtetit pas një sherri mes katër të akuzuarve në procesin gjyqësor për vrasjen e Renis Dobrës. Përplasja fizike ka ndodhur mes të akuzuarve që mbaheshin brenda kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit. Në konflikt janë përfshirë vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe kushëriri i tyre, Fatjon Bushgjokaj që kanë goditur me grushte të pandehurin tjetër, Petrit Çakrri.