Një sherr fizik në procesin gjyqësor për vrasjen e Renis Dobrës është regjistruar në seancën e kësaj të hëne. Në përleshje janë përfshirë vëllezërit Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj të cilët kanë goditur me grushte Petrit Cakërrrin, duke e akuzuar këtë të fundit se ka folur në lidhje me vrasjen e Dobrës.