Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishin të pranishëm në mjediset e Shërbimit Zjarrfikës te “21 Dhjetori”, për të parë kushtet që ofron sot ky shërbim dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve zjarrfikës. Aty u prezantua edhe strategjia per transformimin e Shërbimit Zjarrfikës, në një trupë të reagimit të shpejtë dhe profesionale.