Top Channel/ Masa për masakrën në Laç, lihen në arrest me burg dy të rinjtë
06/05/2025 20:16

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për dy të rinjtë e përfshirë në përplasjen me armë që ndodhi pak ditë më parë në Laç, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë, përfshirë edhe një shitëse ambulante. Të arrestuarit, Klevis Ndreca dhe Daniel Gjeloshi, u përballën me vendimin e gjyqtarit Lirim Buluca, i cili e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tyre dhe urdhëroi që ata të qëndrojnë në paraburgim për veprat penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Ndreca ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa Gjeloshi u përfaqësua nga avokati mbrojtës, pasi ndodhet ende nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve të marra në ngjarje. Kujtojmë se ngjarja u regjistrua mesditen e të shtunes në rrugen që të qon per tek kisha e lacit. Sipas hetimeve paraprake, përplasja nisi pas një incidenti rrugor mes dy automjeteve, që dyshohet të ketë qenë përplasja e pasqyrave gjatë lëvizjes. Të rinjtë ranë dakord të ndalonin për të sqaruar situatën, por sapo kanë zbritur nga makinat, konflikti ka degjeneruar në shkëmbim zjarri. Nga të shtënat e Klevis Ndrecës mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe një shitëse ambulante. Një tjetër person i plagosur, Gerald Bitri, ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve. Edhe Daniel Gjeloshi qëlloi me armë ndaj kundërshtarëve, por pa shkaktuar lëndime.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28