Edhe pse nuk pranoi të përgjigjet për asnjë pyetje pos atyre të lidhura me temën e projektit të naftës në Shpirag, Rama u ndal tek kalimi i shërbimeve të Kadastrës online. Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë, por sipas tij noterët dhe shumë të tjerë nervozohen pasi nuk ka më korrupsion.