Top News – Shërbim ushtarak me pagesë…Franca nis rekrutimin, operacion 2.3 miliardë eurosh
13/01/2026 11:54

Rekrutimi ushtarak po kthehet në Francë dhe madje me një kthesë të papritur. Tridhjetë vjet pas heqjes së shërbimit të detyrueshëm, Ministrja e Forcave të Armatosura Catherine Vautrin ka njoftuar nisjen e një programi të ri rekrutimi për burra dhe gra të moshës 18 deri në 25 vjeç. Rekrutimi do të jetë vullnetar dhe do të zgjasë dhjetë muaj, me mundësinë e rekrutimit të plotë në fund të përvojës. Qëllimi, i njoftuar dy muaj më parë nga Presidenti Emmanuel Macron, është që të forcohen radhët e ushtrisë derisa numri i rezervistëve dhe rekrutëve të dyfishohet deri në 2030. Lajmi kryesor, megjithatë, është se të rinjtë dhe të rejat do të paguhen. Programi do të fillojë mes shtatorit dhe nëntorit 2026. "Seria" e parë do të përbëhet nga tre mijë rekrutë të rinj, të cilët duhet të aplikojnë deri në prill për të pasur kohë për procesin e përzgjedhjes. Ministria ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të rekrutëve në frontet e mundshme të luftës: "Zgjedhja e shërbimit kombëtar do të thotë pjesëmarrja në mbrojtjen e qytetarëve tanë, të vendit tonë, në një kohë që e kemi cilësuar si të pasigurt". Kostoja totale për Parisin, duke përfshirë pagat dhe pajisjet, është rreth 2.3 miliardë euro. Paga bruto do të jetë 800 euro, plus ushqimi dhe akomodimi i siguruar nga kazermat. Tetëdhjetë përqind e rekrutëve të rinj do të jenë midis 18 dhe 19 vjeç. Pas një muaji trajnimi bazë, ata do të vendosen në njësi të ndryshme të ushtrisë, forcave ajrore dhe marinës. 20% i mbetur i rekrutëve do të jetë personel më i specializuar, si infermierë, teknikë, inxhinierë, analistë të të dhënave, dhe për këtë arsye më të mëdhenj në moshë.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30