Anija raketëmbajtëse ruse "Moskva" dyshohet se është goditur nga një raketë ukrainase para se të fundosej në Detin e Zi. Sipas ekspertëve, forcat ushtarake ruse do të hakmerret pas këtij akti dhe objektivi kryesor do të jetë 'Qendra e kontrollit' e Kievit, një bunker nën zyrën e Presidentit Volodymyr Zelensky Në zonën qendrore të kryeqytetit ukrainas është rritur numri i bombardimeve, raporton UNIAN. Eksperti ushtarak Oleg Zhdanov deklaron se ky mund të jetë një sulm shqetësues në qarkun qeveritar të Kievit, por sipas tij, qendra vendimmarrëse është e mbrojtur mirë.