Top News – Shënjestra e përsosur/ Ish-spiuni i KGB: Rusia e kultivoi Trump si aset
29/01/2021 16:43

Donald Trump ishte kultivuar si një aset rus për gjatë 40 viteve dhe e provoi këtë me propagandën anti perëndimore të tij që u prit mirë në Moskë. Kjo është bërë e ditur për britaniken “The Guardian” nga një ish-spiun i KGB-së. Yuri Shvets, i dërguar në Washington nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980, krahason ish-presidentin amerikan me “The Cambridge five”, rrjetin e spiunëve britanikë që i kalonin sekrete Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe fillimet e Luftës së Ftohtë. Tani 67 vjec, Shvets është një burim kyç për “American Kompromat”, një libër i ri nga gazetari Craig Unger, veprat e mëparshme të të cilit përfshijnë “House of Trump”, “House of Putin”. Libri po ashtu eksploron marrëdhënien e ish-presidentit me financierin famëkeq Jeffrey Epstein. “Ky është një shembull ku njerëzit rekrutoheshin kur ishin thjesht studentë dhe më pas merrnin pozicione të rëndësishme; diçka e tillë ka ndodhur me Trump”, tha Shvets përmes një telefonate me the Guardian, të hënën, nga shtëpia e tij në Virxhinia. Shvets, një major i KGB-së, kishte një vend pune me të cilin kamuflohej si korrespondent në Washington për agjencinë ruse të lajmeve Tass, gjatë viteve 1980. Ai u vendos në SHBA përgjithnjë në vitin 1993 dhe mori edhe shtetësi amerikane. Ai punon si hetues për sigurinë e korporatave dhe ishte partner i Aleksander Litvinenkos, që u vra në Londër në 2006. Në libër ndërkohë, gazetari Unger tregon se si Trump u shfaq në radarin e rusëve në 1977, kur u martua me bashkëshorten e tij të parë, Ivana Zelnickova, një modele çeke. Trump u vu në shënjestër të një operacioni spiunazhi të mbikëqyrur nga shërbimet e inteligjencës së Çekosllovakisë në bashkëpunim me KGB-në. Sipas rrëfimit ai u kultivua si një aset rus për 40 vite deri kur u bë president. Fitorja e Trump në 2016, u mirëprit nga Moska, pavarësisht se zërat për përfshirjen e saj në fitore u heshtën, me këshilltarin special Robert Mueller që nuk vendosi një lidhje mes pjesëtarëve të fushatës së Trump dhe rusëve. Ndërsa “Moscow project”, një iniciativë e qendrës për fondet e veprimit për progresin amerikan, tha se fushata e Trump dhe ekipi i tij i tranzicionit kishte të paktën 272 kontakte dhe të paktën 38 takime me operativë të lidhur me Rusinë.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB