Kryediplomati britanik David Cameron, njoftoi të enjten se Britania e Madhe mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez, pas një armëpushimi në Gaza, pa pritur për rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete.