“Shënimet e Javës”, Kryeministri Rama i komunikoi këtë fundjavë nga Berlini, i ftuar për çeljen ekspozitës së tij, në kuadër të aktivitetit kulturor vjetor “Fundjava e Galerive”. Në prag të nisjes drejt Yerevanit, Armeni për Samitin e Komunitetit Politik Europian, Kryeministri përcolli një pasqyrë të zhvillimeve kryesore të javës në vend, duke u ndalur te hapat konkretë në forcimin e sigurisë energjetike, investimet strategjike në ekonomi dhe mbrojtje, si edhe rolin në rritje i Shqipërisë në iniciativa të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit.