Italia konsiderohej deri disa vite më parë si thembra e Akilit e qëndrueshmërisë financiare të Bashkimit Europian dhe Eurozonës. Arsyet lidheshin me paqëndrueshmërinë politike dhe pasiguritë e bankave dhe huadhënësve të mëdhenj për të investuar në një shtet që ndryshonte politikat fiskale pothuajse çdo vit. Por, sot është një tjetër histori. Nën qeverisjen e Giorgia Melonit, shkruan Financial Times, Italia është shndërruar në një histori suksesi në Europë.