Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar nisjen e hetimeve lidhur me rrëshkitjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore, duke bllokuar plotësisht rrugën dhe duke lënë një pjesë të kryeqytetit pa furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.