Top News – Shembja e objekteve pa leje në bregdet/ Mjetet e IKMT pastrojnë zonën nga inertet
11/06/2021 12:33

Operacioni ‘Bregdeti ynë’ i nisur në fillim të javës në Ksamil dhe Velipojë me qëllim shembjen e ndërtimeve pa leje, po vijon ende për t’u zhvendosur më pas në zonë të vendit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë të ditur se në Velipojë janë prishur 10 objekte të paligjshme nga 15 të konstatuara, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve të krijuara. Po ashtu në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve, nga 30 objekte që ishin konstatuar si të paligjshme nga strukturat përkatëse. Një pjesë e pronarëve të objekteve pa leje kanë preferuar t’i shembin vetë ato duke hequr edhe materialet apo pajisjet që kanë pasur brenda. Nisja e aksionit ‘Bregdeti ynë’, kundër ndërtimeve pa leje në zonat turistike, u parlajmërua në fillim të qershorit nga kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një inspektimi në zonën e Shengjinit. Rama tha se ndërtimet pa leje në bregdet jo vetëm që do të shemben, por edhe do të ketë pasoja për abuzuesit. Me argumentin se shitësit përgjatë rrugëve nacionale përbëjnë burim aksidentesh, qeveria vendosi që edhe ata të mos lejohet më të zhvillojnë aktivitetin e tyre, sidomos gjatë sezonit të verës kur incidentet në rrugë shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë nis aksioni në zonat bregdetare kundër ndërtimeve pa leje në kohën kur ka nisur edhe sezoni turistik. Kështu ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në vitet e kaluara, kur ndërtimet e shembura kanë mbetur si gërmadha për muaj me radhë në zonat ku është ndërhyrë.

Top Channel/ Binaj i bashkohet protestës së Lapajt: Do marr pjesë dhe në tubimet nga partitë e tjera
18/12 22:52
Top News- Rama flet për ‘The Observer’: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në, kurrë s’do përdorim…
18/12 22:51
Top News- Çështja çame tërbon Greqinë, akuza për provokim pas vizitës së Spiropalit
18/12 22:17
Top News- Miratohet pa Veliajn buxheti i Bashkisë Tiranë, ku do investohen më shumë për 2026
18/12 21:02
Top Channel/ Korreshi bllokohet në Kuvend, deputeti demokrat “shpërthen” në ofendime ndaj Gardës
18/12 20:44
Top Channel/ Plagosja për sherrin në TikTok, arrestohet 36-vjeçari me akuzën e vrasjes me paramendim
18/12 20:07
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj! Vendimi i Gjykatës, ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 20:05
Top News- Drejtoria e AKSHIT njihet me masat, GJKKO jep vendimin
18/12 20:05
Top Channel/ Nisja e linjës Tiranë-Toronto! Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada
18/12 20:04
Top Channel/ Miratohet buxheti i Tiranës, Këshilli Bashkiak miratoi buxhetin 39 mld lekë
18/12 19:55
Top Channel/ PS: Dënim 28 deputetëve të PD! Grupi socialist kërkon përjashtimin e deputetëve
18/12 19:53
Top Channel/ Kryetarja e re e Kushtetueses, Fiona Papajorgji është zgjedhur në krye të gjykatës
18/12 19:51
Top Channel/ Karçanaj mbetet në arrest! Masat e GJKKO, shefja e AKSHI-t në arrest shtëpie
18/12 19:50
Top News-Rrëzohet ankimimi i zv.Kryeministres. Apeli lë në fuqi masat ndaj Ballukut dhe 2 drejtorëve
18/12 17:12
Top Channel/ Video ekskluzive e plagosjes së ‘Guccit’, tentoi të fshihej pas trupit të shokut
18/12 16:31
Top Channel/ Gjyqi i Ballukut në Apel. Zv.kryeministrja kërkoi ndryshimin e masës së ndalimit
18/12 15:54
Top News – CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë ndan çmimet për ‘bizneset e vitit’
18/12 15:44
Top Channel/ AMA nderon figurat e ekranit. Krasniqi vlerëson kontributin e profesionistëve të medias
18/12 15:42
Top Channel/ Plagosi për sherrin e Tik Tok. Pranga 36-vjeçarit që tentoi të vriste kundërshtarin
18/12 15:40
Top Channel/ Lirohet Arbër Paplekaj, ish oficeri i RENEA i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
18/12 15:39
DIGITALB DIGITALB