Top News – Shembet qeveria Hoti/ Kosova, pranë zgjedhjeve të reja
22/12/2020 10:48

Ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani takohet sot me përfaqësuesit politikë për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Kosova nuk po shkon në zgjedhje për shkak të pozitës së presidentit, sic qe menduar tani vonë, por prej mënyrës se si u zgjodh qeveria Hoti. Gjykata Kushtetuese në 21 dhjetor vendosi se Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo prej votës së deputetit Etem Arifit, i cili, në 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse ndaj tij kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Rrjedhimisht, gjykata konstatoi se “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e njoftimit të tyre”. Qeveria Hoti do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri. Sipas nenit 82 të Kushtetutës, Kuvendi, ndër të tjera, shpërndahet nga 2/3 e votave të deputetëve dhe më pas presidenti i vendit përmes dekretit shpërndan Kuvendin dhe shpall datën e zgjedhjeve. Partitë e koalicionit qeverisës, që përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe partitë e komuniteteve joshumicë ende nuk kanë komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e reja. Ishte po kjo parti që e dërgoi në Kushtetuese për interpretim të kushtetutshmërisë votën e Arifit për Qeverinë Hoti.

Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44