Top News – Shembet ndërtesa në Delhi. Dhjetëra studentë bllokohen nën rrënoja
06/09/2026 23:00

Një ndërtesë pesëkatëshe banimi është shembur në Delhit, duke shkaktuar viktima, teksa dhjetëra persona, kryesisht studentë, kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 me kohën lokale, ndërsa dëshmitarët thanë se në ndërtesë mund të ndodheshin deri në 50 persona. Sipas policisë, të paktën një person ka humbur jetën, dy të tjerë janë në gjendje kritike dhe gjashtë persona janë shpëtuar deri tani. Në ndërtesë, e cila shërbente edhe si hostel për studentë pranë Universitetit të Delhit, po kryheshin punime ndërtimi në bodrum. Disa prej personave të bllokuar raportohet se kanë telefonuar nga poshtë rrënojave për të kërkuar ndihmë. Ekipet e shpëtimit dhe Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive vijojnë operacionet për nxjerrjen e personave të bllokuar. Një ndërtesë ngjitur është evakuuar si masë paraprake, ndërsa raportohet se edhe një tjetër strukturë pranë ka pësuar dëmtime. Dëshmitarë kanë ngritur dyshime se punimet në bodrum mund të kenë ndikuar në shembjen e ndërtesës, duke pretenduar se strukturat mbajtëse në pjesën e poshtme ishin të dobëta. Autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të incidentit, ndërsa policia është në kërkim të pronarit të ndërtesës. Organizatat studentore kanë kërkuar hetim të plotë dhe marrjen e përgjegjësive nga personat që mund të kenë shkelur rregullat e sigurisë.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36