Top News – Shembet mbikalimi hekurudhor/ Aksident i frikshëm, 23 viktima mes tyre edhe fëmijë
04/05/2021 13:24

Njëzet veta humbën jetën, në mesin e tyre edhe fëmijë, dhe 49 u shtruan në spital pasi që një mbikalim hekurudhor u shemb të hënën në mbrëmje në një rrugë të ngarkuar në Mexico City. Kërkimet e ekipeve të shpëtimit për të mbijetuarit e mundshëm u ndërprenë menjëherë pas aksidentit, thanë autoritetet, për shkak të rrezikut që më shumë pjesë nga mbikalimi i metrosë dhe vagonët e trenit mund të shembeshin. Në një video të transmetuar në kanalin lokal televiziv Milenio, shfaq strukturat që bien mbi një numër makinash afër stacionit Olivos në juglindje të qytetit rreth orës 10.30 të mbrëmjes sipas kohës lokale, duke ngritur re pluhuri dhe rrënojash. Pamjet e tjera treguan të paktën dy vagonë treni të varura nga mbikalimi i dëmtuar, ndërsa zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore fillimisht përdorën shkallët për të hyrë në vagonë. Sidoqoftë, kryebashkiakja Claudia Sheinbaum tha se operacioni i shpëtimit u pezullua për shkak të rreziqeve. Një vinç i transportuar në vend po punonte për të stabilizuar vagonët e trenit në mënyrë që ekipet e shpëtimit të mund të rinisin kërkimet, për të parë "nëse ka më shumë njerëz brenda vagonëve”, tha ajo.

Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59
Top Channel/ Rama: S’e bllokojmë RMV në BE! Jep lajmin e mirë në Ditën e Alfabetit
22/11 19:58
Top Channel/ Duka për TCH: Marani, Gruda, ligji i sponsorizimit dhe e ardhmja e futbollit shqiptar
22/11 19:30
Top News – Jakup Krasniqi kthehet në Hagë / Gjykata Speciale jep detaje për vizitën në Kosovë
22/11 19:30
Top News – 22 mijë euro, ora luksoze e bizhuteri, hajdutët bastisin shtëpinë por zbulohen
22/11 18:45
Top News- 40-vjeçari “terrorizon” Libohovën, kërcënon me armë zjarri gruan dhe qëllon me breshëri
22/11 18:22