Një aksident i rëndë është regjistruar në mesditën e së shtunës, në ambientet e fabrikës së pasurimit të kromit në zonën e Qafës së Burrelit, një objekt i dhënë me qira nga një kompani kineze. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:00 një punëtor i kësaj fabrike, ka qenë duke drejtuar një fadromë gjatë procesit të gërryerjes së një rezervuari, kur dyshohet se është zënë poshtë nga një masiv dheu i cili është shembur papritur. Si pasojë, punëtori dhe mjeti i tij i punës janë mbuluar plotësisht nga dheu.